14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiInflacioni “fundos” 800 mijë familje australiane, pasqyrimi ekonomik mbetet në pikëpyetje

Inflacioni “fundos” 800 mijë familje australiane, pasqyrimi ekonomik mbetet në pikëpyetje

Më shumë se 800 mijë familje australiane do të përballen me presion të mëtejshëm financiar pas normave të shumta variabile më të shtrenjta në vitin 2023.

Ky parashikim u publikua nga Banka e Rezervës së Australisë (RBA), ku kreu i departamentit të analizës ekonomike, tha se banka vlerësoi që rreth 350 miliardë dollarë kredi do të kalojnë nga normat fikse në ato të ndryshueshme përgjatë këtij viti.

Normat e rritura të RBA-së nga 0.1% në prill në 3.1% në dhjetor, treguan që numri i lehtësimeve ndikonte në heqjen e normave fikse përgjatë vitit 2023.

Website i krahasimit financiar australian zbuloi se pagesa tipike e një mbajtësi të një hipoteke me vlerë prej 600 mijë dollarësh, ishte rritur me rreth 10 mijë dollarë në një vit pas luhatjeve të njëpasnjëshme të normave përgjatë vitit që lamë pas.

60 mijë familje kanë bërë pagesa të hipotekave me normë variabël që prej këtyre luhatjeve të publikuara nga Banka e Rezervës.

Bordi i Bankës pritet të mblidhet më 7 shkurt për të diskutuar vendimin e politikës monetare. Pritet që banka do të rrisë normat nga 3.1% në 3.35%.

Australia u përball me inflacionin më të lartë në fund të vitit 2022, rreth 8%, ndërkohë që lehtësimi nisi në 2023. Kur inflacioni është shumë i lartë, nevojitën norma të larta interesi për të balancuar kthimin e stabilitetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat