13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10.5 milionë automjete gjatë 2022/ Toyota, shtëpia automobilistike me më shumë shitje...

10.5 milionë automjete gjatë 2022/ Toyota, shtëpia automobilistike me më shumë shitje në botë për të tretin vit rradhazi

Toyota Motor Corporation deklaroi të hënën se ka shitur 10.5 milionë automjete në vitin 2022, duke mbrojtur titullin e shtëpisë automobilistike që ka shitur më shumë makina në botë për të tretin vit rradhazi.

Shitjet globale të grupit, duke përfshirë edhe njësinë e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e makinave të vogla Daihatsu, ranë me 0.1%, falë shitjeve rekord jashtë shtetit prej 8.6 milionë automjetesh, të cilat kompensuan rënien 9.6% në tregun e brendshëm, në 1.9 milionë njësi.

Rivali i saj, Volkswagen Group, në fillim të muajit regjistroi shitjet më të ulëta në një dekadë, në 8.3 milionë makina, për shkak të kufizimeve të Covid-19 në Kinë dhe luftës në Ukrainë, duke vënë në vështirësi zinxhirët e furnizimit.

Pavarësisht se, edhe për Toyota pati disa vështirësi në furnizim të lidhura me chip-at, shtëpia automobilistike japoneze deklaroi se kërkesa e fortë në Azi dhe rritja e kapacitetit prodhues në Azi dhe Amerikën e Veriut, rritën prodhimin global me 5% në vitin 2022.

Në nëntor, Toyota rishikoi parashikimet e prodhimit për vitin financiar që mbyllet në mars, nga 9.2 milionë automjete në 9.7 milionë, raporton Reuters. 

LEXO EDHE: 10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe, 6 prej tyre janë Toyota

Ku mund ta gjeni Toyota-n në Shqipëri?

Toyota Albania ALTO Sh.p.k” është përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri.

Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha “Toyota Albania – Alto Sh.p.k” është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron automjete me garanci 10 vjet”, shprehen drejtues të kompanisë.

Cilat janë mundësitë e blerjes?

Toyota Albania – Alto Sh.p.k.” bashkëpunon me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo u jep mundësinë klientëve të kenë gjithmonë një automjet të ri duke paguar përmes ofertave financiare,të personalizuara sipas profilit, apo kërkesave specifike të tyre.

“Toyota Albania – Alto sh.p.k” i ofron të gjithë klientëve të saj të cilët kanë një automjet Toyota vlerësimin maksimal për automjetin e përdorur  që ata kanë ,duke i ofruar mundësinë ta zëvendësojnë atë me një automjet të ri.

Servisi i autorizuar “Toyota”

Servis i autorizuar ”Toyota” do të thotë ofrimi për konsumtatorin i të njëjtit shërbim dhe cilësi  si në çdo pikë tjetër “Toyota” në Europë.

Përveç çdo servisi të specializuar mekanik, xhenerik, elektrik, kontroll me banko provë, servis i plotë për lyerje, ku zëvendësimi i pjesëve të konsumuara bëhet vetëm me pjesë origjinale, pranë këtij servisi do të merrni shërbim të specializuar dhe për diagnostifikimin e gjendjes së baterisë hybride.

Servisi i autorizuar “Toyota” është i vetmi ku për automjete nën 10 vite të përdorura dhe  deri në 185.000 km ofrohet 1 vit garanci shtesë nëse shërbimet për automjetin tuaj i kryeni pranë tij.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5

Webwww.toyotaalbania.al  

Cel: 069 20 81 552

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat