11.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIndi, propozohet ndryshimi i rregullave për siguracionin e makinave TPL

Indi, propozohet ndryshimi i rregullave për siguracionin e makinave TPL

Autoriteti i Sigurimeve në Indi ka nxjerrë një draft-dokument i cili kërkon rishikimin e rregullores së vitit 2015 mbi rregullimin e detyrimeve të siguruesve lidhur me siguracionin MTPL (siguracioni i detyrueshëm për automjetet), në një përpjekje për të rritur penetrimin e këtij sigurimi.

Objektivi i rregullores së propozuar për rishikim është specifikimi i biznesit minimal të sigurimit MTPL që një sigurues që kryen detyrat e një siguruesi të përgjithshëm kërkohet që të marrë në sigurim.

Autoriteti i Sigurimeve ka propozuar një formulë të rishikuar, brenda së cilës detyrimet e një siguruesi për çdo vit finciar do të marrë në konsideratë numrin e automjeteve të pasiguruara siç përcaktohet nga Byroja e Informacionit të Sigurimeve të Indisë dhe përqindjen minimale të automjeteve të pasiguruara të cilat duhet të sigurohen gjatë vitit nën shqyrtim, të cilat do të përcaktohen dhe deklarohen nga Autoriteti i Sigurimeve çdo vit për klasa të ndryshme të automjeteve.

Arsyeja pas këtij ndryshimi është se formula aktuale nuk tregon ose monitoron penetrimin p.sh., përqindjen e automjeteve të siguruara ndaj numrit total të autpmjeteve që janë në rrugë. Për më tepër, ajo nuk merret me rritjen e penetrimit në asnjë kategori automjetesh dhe gjithashtu nuk adreson trajtimin e policave afatgjata MTPL.

Me rregulloret aktuale siguruesit e përgjithshëm janë të pavetedijshëm mbi detyrimet e tyre deri në mes të vitit financiar, duke e bërë të vështirë për siguresit që të planifikojnë detyrimet e tyre përpara kohe, sipas raportimeve të ‘Business Standard’.

Rregullatori ka kërkuar përgjigje mbi ndryshimet e propozuara deri më 25 janar.

Lexo edheTajlandë, 5 sfidat me të cilat do të përballen siguruesit gjatë vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat