21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI zë poshtë ashensori i pallatit në ndërtim, dy punonjës përfundojnë në...

I zë poshtë ashensori i pallatit në ndërtim, dy punonjës përfundojnë në spital/ Çfarë u nevojitet ndërtuesve?

Dy punëtorë janë plagosur ditën e djeshme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Të dy ata janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.

Nje dëm i tillë mund të shkoje nga 1 milion Lekë deri në 25 milionë Lekë të reja për çdo punonjës (në rast humbje jete).

Nëse kompania ndërtuese i ka të siguruar punonjësit e saj nga aksidentet në punë atëherë nuk do të ketë humbje financiare nga kjo ngjarje pasi për çdo dëm përgjigjet kompania e sigurimit.

Ndaj lind nevoja që çdo ndërtues apo zhvillues projekti ti sigurojë punonjësit e tij në mënyrë që të punojë i qetë. Sigurimi duhet bërë për një shumë minimalisht sa 3 paga vjetore të punonjesit.

Primi që paguajnë punëdhënësit varion nga 1,500 Lekë deri në 30,000 Lekë në vit për çdo punonjës në përputhje me shumat që kerkon kompania të sigurojë. Një prim është shumë i ulët në krahasim me riskun që merr përsipër kompania e sigurimit.

Çfarë u nevojitet zhvilluesve të veprave ndërtimore?

Ndërtimi është një prej bizneseve që po njeh rritje dhe zhvillim vit pas viti në të gjithë Europën dhe që gjeneron shumë të ardhura.

Edhe në Shqipëri ndërtimi vijon rritjen, kryesisht në Tiranë, që prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi. Por duke mos qëndruar pas as qytete të tjera.

Por ndërtimet që kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e investimeve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, kompani e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

Me çfarë rreziqesh mund të përballemi gjatë zbatimit të punimeve ndërtimore?

Në projektet inxhinierike, neglizhenca, gabimet apo mosveprimet e zbatuesve të punimeve mund të shkaktojnë dëme të rënda, të shoqëruara edhe me pasoja të mëdha financiare.

Dëmtim i strukturave: Neglizhenca ose gabimet gjatë zbatimit të një projekti ndërtimor mund të çojnë në dëmtimin e strukturave të godinave. Kjo mund të përfshijë dëmtime në themele, mure, shtresa të betonit, hekurit ose pjesë të tjera të projektit inxhinierik.

Cënim i sigurisë në punë: Mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga zbatuesit punimesh mund të krijojë rreziqe serioze për sigurinë e punonjësve, personave të tretë, ose përdoruesve të objektit. Kjo mund të lidhet me mungesën e përdorimit të pajisjeve të mbrojtjes personale, përdorimin e materialeve të dobëta apo mungesën e parashikimit të rrezikut në lidhje me procedurat e punës.

Dëme mjedisore: Neglizhenca ose gabimet gjatë zbatimit të projektit inxhinierik mund të shkaktojnë dëme për mjedisin natyror. Për shembull, mosrespektimi i rregullave për trajtimin e mbetjeve, ndotja e burimeve ujore, dëmtimi i zonave të mbrojtura apo ndërprerja e ekosistemeve të ndryshme mund të sjellin pasoja negative për mjedisin dhe biodiversitetin.

Humbje financiare: Neglizhenca, gabimet apo mosveprimet e zbatuesve punimesh mund të rezultojnë në humbje financiare për investitorët, zhvilluesit ose pronarët e projektit. Këto humbje mund të shkaktohen nga ndërprerje të punimeve, shpenzime shtesë për rregullime dhe riparime, humbje të kohës dhe dëmtime të projektit.

Mosplotësimi i kërkesave ligjore: Neglizhenca në zbatimin e rregullave dhe kërkesave ligjore mund të sjellë ndalesa në projekt, dënime ligjore, gjoba, ose dëmtime të tjera të projektit. Kështu, zbatuesit duhet të respektojnë dhe të përmbushin të gjitha rregulloret dhe standartet në fuqi.

PSE PROJEKTET TUAJA I DUHEN BESUAR SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA?

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipërisë, është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, ndërsa bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si: UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.

Mbulimi arrin deri në 140 Milionë EURO për çdo ngjarje dhe SIGAL UNIQA është kompania e vetme në treg që ka një mbulim të tillë.

SIGAL UNIQA Group Austria, Ndërtojmë të Sigurt së bashku

KONTAKTE:

Web:   www.sigal.com.al

E-mail: [email protected] ; [email protected]

Web:   068 606 2829

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat