25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇ'ka ndodhur sot në tregun valutor? A vazhdon rënia për Dollarin, Euron...

Ç’ka ndodhur sot në tregun valutor? A vazhdon rënia për Dollarin, Euron dhe Paundin?

Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë zbritje të konsiderueshme të vlerës duke u dobësuar sërish në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 97,9 lekë dhe shitet me 99.1 lekë.

Monedha europiane mbetet sot relativisht e qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndejshme të kuotës teksa vijon të blihet këtë mëngjes me 105.9 lekë dhe të shitet me 106.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje sërish këtë të martë pasi është blerë sot me 107.8 lekë dhe është shitur me 109.1 lekë në raport me ditën hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar zbritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa ka vijuar edhe sot të ndjekë një kurbë rënëse të kuotës duke u blerë me 122.7 lekë dhe duke u shitur me 124.2 lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat