26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreHumbën jetën 31 emigrantë, i mbijetuari: U goditëm nga një anije me...

Humbën jetën 31 emigrantë, i mbijetuari: U goditëm nga një anije me kontejnerë, gomonja ishte shumë e dobët

Është publikuar fotoja e gomones që u përmbys ditën e djeshme në Kanalin anglez, ku humbën jetën 31 emigrantë që po shkonin në Britani.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail” gomonja në të cilën ishin emigrantët ishte e dobët për të transportuar  një numër të madh njerëzish në një mot të keq.

Gomonja u fotografua nga një kapiten i varkës së shpëtimit, i cili mbërriti për të gjetur trupat që kishin mbetur të vdekur.

Dy të mbijetuar, një irakian dhe një somalez i kanë thënë policisë se gomonja tyre e cila ishte shumë e dobët  u godit nga një anije me kontejnerë, e si pasojë gomonja u shpua, duke marrë jetët e 31 njerëzve.

Pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ditën e djeshme kryeministri Britanik, Boris Johnson, u shpreh se do të lëvizin çdo gurë për të shkatërruar bandat që merren me trafikimin e qenieve njerëzore.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat