13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHumb kontrollin e makinës, aksidenton katër këmbësorë dhe largohet nga vendngjarja

Humb kontrollin e makinës, aksidenton katër këmbësorë dhe largohet nga vendngjarja

Ditën e sotme, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar 4 këmbësorë.

Këta të fundit janë dërguar në spitalin e qytetit ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: Çfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat