16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia nuk gjen qetësi, tërmeti me magnitudë 5.1 godet rajonin e Kytheras

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti me magnitudë 5.1 godet rajonin e Kytheras

Greqia duket se nuk po gjen qetësi sa i përket tërmeteve.

Një tjetër tërmet ka tronditur sot Greqinë në orët e para të mëngjesit.

Mediat vendase shkruajnë se një lëkundje e fortë me magnitudë 5.1 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit.

Njoftohet se epiqendra ndodhet 36 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 68 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në Kalamatë, Atikë, madje edhe në Kretë.

Duke folur për SKAI 100.3, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekka u shpreh se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh.

LEXO EDHE: VIDEO/ Sigurimi i Pronës, më pak se një kafe në ditë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat