14.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Gjobë deri në heqje patente"/ Policia merr masat për drejtuesit që mbajnë...

“Gjobë deri në heqje patente”/ Policia merr masat për drejtuesit që mbajnë fëmijët në vend të parë

Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin me gjobë nga 5 deri në 15 mijë drejtuesve të mjeteve, të cilët konstatohen duke lëvizur në makinë me fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit.

Përmes një komunikate bëhet me dije se si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve, të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.

“Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat