13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO-VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, autobusi përplaset me dy kamionë, shumë...

FOTO-VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, autobusi përplaset me dy kamionë, shumë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë, i nisur nga Serbia, është përplasur me dy kamionë.

Mediat italiane raportojnë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 19 qytetarë.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në ora 7:45, ku autobusi ishte nisur nga Serbia për në Bolzano të Italisë.

Siç njoftojnë mediet atje, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autobus, ku shoferi i këtij të fundit mbeti i lënduar rëndë, pasi u bllokua brenda mjetit.

 

TË SIGURTË EDHE NË UDHËTIMET JASHTË SHQIPËRISË

Ngjarje të tilla na risjellin edhe një herë në vëmendje nevojën për të qenë të siguruar edhe kur lëvizim jashtë vendit.

Polica e Sigurimit “Karton Jeshil” është siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Aksidentet rrugore janë shtuar shumë duke sjellë dëme të ndryshme dhe të konsiderueshme, ndaj të pasurit e “Kartonit Jeshil” kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare është e domosdosshme dhe e detyrueshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Çfarë mbulon ky siguracion?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Çfarë duhet të dini?

Nëse jeni shkaktar i një aksidenti, ju nuk keni të drejtë dëmshpërblimi, por dëmet që ju keni shkaktuar palëve të treta mbulohen nga kompania e sigurimit. Ndërsa nëse jeni përfitues (jo shkaktar i aksidentit) për të fituar dëmshpërblimin duhet të kontaktoni me Byronë e Sigurimit të vendit ku ka ndodhur aksidenti numri i së cilës gjendet në pjesën e pasme të Kartonit Jeshil.

Shoqëria që ka siguruar mjetin shkaktar të aksidentit do t’ju dëmshpërblejë për dëmet materiale ose shëndetësore që mund të keni pësuar.

Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga kompania e sigurimit ku keni blerë “Kartonin Jeshil” ndërsa dëmi do të trajtohet duke mbrojtur interesat tuaja.

Por MOS HARRONI! Mos pranoni fajësinë nëse nuk jeni ju realisht fajtori!

DËMET E PAGUARA

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë plot 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

Asistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës

Por çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  1. Akomodimi në hotel
  1. Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare në varësi të nevojave të klientit.

SIGAL UNIQA Group Austria  e ofron këtë shërbim FALAS për klientët e saj, në rastet kur blejnë pranë SIGAL-it Siguracionin Karton Jeshil apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.

Për më shumë informacion:

e-mail[email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat