8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondi i listuar në bursë me Bitcoin/ Pritet të nisë tregtimin javën...

Fondi i listuar në bursë me Bitcoin/ Pritet të nisë tregtimin javën e ardhshme në SHBA, kalon 61,000$

Një fond i listuar në bursë që ndjek Bitcoin do të nis tregtimin javën e ardhshme, sipas një formulari nga kompania ProShares që do e listojë, duke shënuar një moment historik në zhvillimin e industrisë së kriptovalutave në SHBA.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë nuk e ka miratuar ende zyrtarisht krijimin e një fondi në bitcoin dhe agjencia mund të mos e bëjë ndonjëherë. Por lajmërimi i ProShares tregon se agjencia nuk ka gjasa ta bllokojë në këtë pikë.

Bursa e New Yorkut (NYSE Arca) certifikoi “miratimin për listimin” çka nënkupron se bursa do lejojë investitorët të tregtojnë fonde sipas ligjit federal, pa ndërhyrjen e SEC. Strategjia e Proshares për një fond në bursë me Bitcoin, që do ofrojë ekspozim tek kontratat futures të bitcoin dhe jo tregun spot, do të tregtohet me titullin “BITO”.

Sipas formularit, dita e listimit do të jetë e Hëna, por kjo nuk nënkupton medoemos se atëherë do të nisë tregtia. Pritshmëritë e listimit në bursë të një fondi me bitcopin kanë rritur çmimin e kriptovalutës me mbi 10% në javën e kaluar, ndërkohë që theu nivelin e 61,000 dollarëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat