11.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFlakët shkrumbojnë banesën në Fier, shpëtohet mrekullisht 70 vjeçarja

Flakët shkrumbojnë banesën në Fier, shpëtohet mrekullisht 70 vjeçarja

Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej  vetëm një e moshuar rreth të 70- ave, e identifikuar si Roza Shahu.

E moshuara është  transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat