12.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFenomen i shtrirë në të gjithë vendin/ Rrugët pa ndriçim, burim aksidentesh

Fenomen i shtrirë në të gjithë vendin/ Rrugët pa ndriçim, burim aksidentesh

Mungesa e ndriçimit në akset rrugore të Shqipërisë është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Ndodhem në segmentin rrugor të Unazës së Madhe, Sauk-TEG. Ndonëse e cilësuar shpesh nga Policia Rrugore si njollë e zezë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet, siç mund të shihni nga pamjet, asnjë nga shtyllat e ndriçimit rrugor nuk funksionon”, raporton gazetarja e TV Klan.

Për ekspertët, mungesa e ndriçimit bëhet shpesh shkak aksidentesh, në një kohë kur ende ka persona që kalojnë mes përmes rrugës.

Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore: Jemi mësuar që shumë gjëra t’i shikojmë përgjysmë. Fakti që funksionon një pjesë dhe një pjesë jo, kjo lë për të dëshiruar, mund të hyjnë edhe kafshë, njerëz, motoçiklistë.

Autostrada Lezhë-Milot, e quajtur edhe rruga e “vdekjes” si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura ka po ashtu të njëjtin problem.

Nga një vëzhgim i Tv Klan shihet se ndriçimi mungon.

Artur SulçeNëse do shikoni aksidentet që ndodhin janë aksidente me këmbësorë ose me karroca që kalojnë rrugën natën nga njëri kah në tjetrin. Rruga nuk është e ndriçuar kështu që drejtuesi e ka të vështirë ta shquajë.

E pandriçuar ka mbetur edhe një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës.

Një tjetër aks i përgjakur nga aksidentet është edhe ai Shkodër-Kryebushat, këtu shtyllat e ndriçimit mungojnë krejtësisht.

E njëjta pamje është edhe në aksin rrugor Lushnje – Fier.

Fenomen shqetësues është edhe funksionimi i pjesshëm i ndriçimit në rrugë, pasi kjo sipas ekspertëve e shpërqendron shoferin.

Ekpertët thonë se përballë kësaj situate drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të shtojnë kujdesin në rrugët pa ndriçim.

LEXO EDHE: Traumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat