15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEvropa, kontinenti që po ngrohet më së shpejti në botë

Evropa, kontinenti që po ngrohet më së shpejti në botë

Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën.

Sipas raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën, “kontinenti plak” ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën para-industriale.

LEXO EDHE: Përmbytje të mëdha, stuhi të forta, i nxehtë rekord/ Ç’do të sjellë kjo verë dhe “fatura” që do të paguajë Evropa

Evropa, e cila është ngrohur dyfish më shumë sesa mesatarja globale, prej vitit 1980, ka regjistruar rekord të temperaturave vitin e kaluar.

Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë regjistruar vitin e kaluar, verën më të nxehtë ndonjëherë në histori.

Në raport është thënë se më së keqi do të goditen vendet e varfra, të cilat kanë bërë pak për t’i luftuar emetimet e karbonit, të cilat e rrisin temperaturën.

Sipas raportit, i nxehti ekstrem i ka lënë më shumë se 16.000 njerëz të vdekur vitin e kaluar, derisa vërshimet dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në vlerë të 2 miliardë dollarëve.

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore, një rrezik gjithmonë e në rritje/ Mënyra më e mirë për të mbrojtur banesën, biznesin dhe automjetin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat