13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Evropa ka më shumë gaz seç i duhet", Bloomberg publikon shkrimin

“Evropa ka më shumë gaz seç i duhet”, Bloomberg publikon shkrimin

Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët evropian nxituan të blinin gaz natyror nga e gjitha bota për të mbushur depozitat.

Tani, për shkak të një kombinimi të motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe lulëzimit të tregtisë, magazinat janë pothuajse plotësisht të mbushura, edhe para se shumë qytetarë të ndezin ngrohëset.

Pati gjithashtu rënie të ndjeshme në çmimet e gazit, të cilat tani janë më pak se një e treta e asaj që ishin gjatë pikut të verës. Në përgjithësi, Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të përdorë, shkruan Bloomberg.

Sigurisht, një periudhë e rrezikshme është akoma e mundur. Shumë varet nga moti, kurse i ftohti ekstrem mund ta shtyjë Evropën të arrijë në furnizimet e saj në një kohë të shkurtër.

Qeveritë gjithashtu kanë frikë nga sabotimet shtesë të termocentraleve, të cilat mund të ndikojnë në treg. Megjithatë, sidoqoftë, situata në Evropë gjatë tetorit sa i përket gazit, është shumë më e mirë nga sa mund të kishin shpresuar politikanët.

Furnizimi me gaz nga Rusia ka ardhur duke e ulur ngadalë që nga viti i kaluar. Fluksi në tubacionin kryesor të gazit Nord Stream, u pezullua për një kohë këtë verë edhe para shpërthimeve.

Kushtet e buta të motit janë ideale për momentin për kërkesë të kufizuar, por udhëheqësit evropianë shqetësohen se çmimet më të ulëta të gazit, krahasuar me çmimet e verës, mund të nxisin konsum më të lartë me uljen e temperaturave.

Evropa arriti të mbushë magazinat e saj në 93.6 për qind dhe Gjermania në 97.5. Ndërkohë që kjo ofron një lehtësim, në Gjermani ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për dy muaj kërkesë gjatë motit të ftohtë, kështu që BE-ja duhet akoma të blejë gaz.

Vendet evropiane blenë shumë gaz gjatë verës për të mbushur depot dhe për të siguruar që kërkesat e dimrit të mbulohen. Sipas objektivit fillestar, niveli i gazit në magazinë duhej të ishte 80 për qind deri më 1 nëntor, por ky objektiv u tejkalua shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat