25.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEnergjia e tërmeteve në Turqi, 2000 herë më e lartë se boma...

Energjia e tërmeteve në Turqi, 2000 herë më e lartë se boma atomike e Hiroshimës

Tërmeti i 6 Shkurtit, me epiqendër në Kahramanmaraş në Turqi është regjistruar gjithashtu si tërmeti që ka lëshuar më shumë energji.

Lëkundjet e forta sizmike me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë të shkallës rihter dhe që prekën 10 provinca, janë shumë më të mëdha se tërmetet dhe fatkeqësitë kryesore në historinë botërore për sa i përket intensitetit të energjisë.

LEXO EDHE: Tërmeti në Truqi, më vdekjeprurësi në historinë moderne të vendit

Bomba atomike e hedhur në Hiroshima më 6 gusht 1945, kishte një densitet energjie prej 15 trilion xhaulë.

Tërmeti Loma Prieta që ndodhi në SHBA në vitin 1989 prodhoi një densitet energjie prej 1.5 kuadrilion xhaulë. Ndërsa tërmeti në Haiti në vitin 2010 u regjistrua si një tërmet që lëshoi ​​2.1 kuadrilion xhaulë energji, shkruan Sigurime.Online.

30 kuadrilion xhaulë energji e çliruar

Në epiqendrën e tërmetit, në Kahramanmaraş, u zbulua një densitet energjie prej 30 kuadrilion xhaul.

Tërmetet që prekën 10 provinca në Turqi krijuan një dendësi energjie afërsisht 15 herë më të madhe se tërmeti në Haiti dhe afërsisht 30 herë më të madh se tërmeti në SHBA.

Tërmetet në Kahramanmaraş janë rreth dy mijë herë më të fortë se dendësia e energjisë së bombës atomike të hedhur në Hiroshima.

Sipas mediave turke, asnjë tërmet i tillë nuk është regjistruar në historinë botërore. /Sigurime.Online

LEXO EDHEJo vetëm Turqia. Edhe Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet/ Sigurimi i banesës nis nga 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat