9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe shkëmbimi i pasurive të paluajtshme do të tatohet me 15%

Edhe shkëmbimi i pasurive të paluajtshme do të tatohet me 15%

Tatimi i të ardhurave 15% do të zbatohet edhe për rastet e shkëmbimeve të pasurisë së paluajtshme, që ndodhin midis individëve.

Në Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe agjencisë Shtetërore të Kadastrës përcaktohet se tatimi mbi të ardhurat do të llogaritet nga diferenca midis vlerave sipas çmimeve të referencës, të pronave që shkëmbehen.

Sipas shembujve të Ministrisë së Financave që jepen në udhëzim tatimi do të paguhet nga individi që përfiton nga kontrata e shkëmbimit pasurinë e paluajtshme, e cila ka vlerë më të lartë sipas çmimeve referuese.

Në udhëzim gjithashtu përcaktohet se në rastet se prona e përfituara nga kontratë shërbimi, në momentin e shkëmbimit nuk është llogaritur dhe paguar tatimi, detyrimi do të paguhet në rastet e shitjes së pasurisë së paluajtshme. Si vlerë në blerje (vlerë e zbritshme) do të merret vlera sipas përcaktimeve të pikës 3, “Vlera në blerje e pasurisë së paluajtshme”, e regjistruar në DVASHK për pasurinë e paluajtshme, që është përdorur për shkëmbim.  Pra vlera në blerje e pasurisë së paluajtshme, të përfituar nga shkëmbimi do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston në akt tjetërsimi pasurie, i mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme.

Si llogaritet tatimi për një pasuri të paluajtshme të përfituar nga shkëmbimi?

Individi AA banues në Tiranë, në rrugën “Komuna e Parisit” (zona fiskale 5/3), ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 140 m2 (viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2017), të cilën e ka blerë me kontratë shitblerje në 17.05.2020, në shumën 12,000,000 lekë (tatimi i fundit i regjistruar për këtë pasuri është llogaritur mbi vlerën 12,000,000 lekë) dhe një dyqan me sipërfaqe 120 m2 (viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2017), të cilin e ka blerë me kontratë shitblerje në vitin 7.09.2019, me vlerën 23,000,000 lekë (tatimi i fundit i regjistruar për këtë pasuri është i llogaritur mbi vlerën 23,000,000 lekë).

Këto dy pasuri, individi AA ka rënë dakord t‘i shkëmbejë me një hotel 5-katësh në Librazhd, që është në pronësi të individit BB, me kontratë këmbimi të hartuar në zyrën e noterit në datë 25.02.2024.

Hoteli përbëhet nga një sipërfaqe hotelerie 4,000 m2 (4 kate x 1,000 m2 ) dhe nga dyqane e restorante në katin e parë me sipërfaqe 1,200 m2 . Individi BB e ka blerë hotelin nga privatizimi në 1.2.1993, me një vlerë 15,000,000 lekë (vlera e fundit për të cilën është llogaritur tatim) dhe viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 1993. Vlerat e pasurisë që do shkëmbejë individi AA A. Vlera e pasurive që do këmbejë individi AA me çmimet referuese është: a) Apartamenti në pronësi të individit AA: 140 m2 x (164,800 lekë/m2 – 1% * 6 vite përdorim * 164,800 lekë/m2 ) = 21,687,680 lekë b) Dyqan në pronësi të individit AA: 120 m2 x (164,800 lekë/m2 – 1% * 6 vite përdorim * 164,800 lekë/m2 ) x 2 (koeficienti ndaj banesës) = 37,178,880 lekë

Vlera e pasurive, që do të shkëmbejë individi AA, sipas çmimeve referuese është: 21,687,680 lekë + 37,178,880 lekë = 58,866,560 lekë Vlera 58,866,560 lekë është vlera totale e pasurisë sipas çmimeve të referencës që shkëmben individi AA dhe shërben si vlerë në shkëmbim.

Vlerat e pasurisë që do shkëmbejë individi BB

Vlera e pasurive, që do shkëmbejë individi BB me çmimet referuese është: a) Hoteleri: 4,000 m2 x (44,000 lekë/m2 – 1% * 30 vite * 44,000 lekë/m2 ) x 1.5 (koeficienti ndaj banesës) = 184,800,000 lekë b) Dyqane e restorante: 1,200 m2 x (44,000 lekë/m2 – 1%*30 vite * 44,000 lekë/m2 ) x 1.5 (koeficienti ndaj banesës) = 55,440,000 lekë Vlera e pasurive, që do të shkëmbejë individi BB, sipas çmimeve referuese është: 184,800,000 lekë + 55,400,000 lekë = 240,200,000 lekë

Vlera 240,200,000 lekë është vlera totale e pasurisë sipas çmimeve të referencës, që shkëmben individi BB dhe shërben si vlerë në shkëmbim. Tatimi i llogaritur Nëse do të ketë diferencë midis vlerave që shkëmbehen, kjo diferencë do të tatohet. Në rastin konkret, vlera në shkëmbimi e pasurisë që shkëmben individi BB (hotelit 5-katësh në Librazhd), është më e lartë se vlera në shkëmbim e pasurisë që shkëmben individi AA (dyqanit dhe apartamenti në Tiranë), prandaj kjo diferencë do tatohet. Konkretisht, kjo diferencë, është: 240,200,000 lekë – 58,866,560 lekë = 181,333,440 lekë

Mbi këtë diferencë llogaritet tatim, i cili paguhet nga individi që përfiton nga kontrata e shkëmbimit pasurinë e paluajtshme, e cila ka vlerë më të lartë sipas çmimeve referuese. Pra, në këtë rast, tatimi paguhet nga individi AA, i cili nëpërmjet shkëmbimit ka realizuar një fitim në vlerë prej 181,333,440 lekë. Vlera e tatimit është: 181,333,440 lekë x 15 % = 2,720,016 lekë.

Si llogaritet tatimi për shitjen e një pasurie të paluajtshme të përfituar nga shkëmbimi

– Tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme që vjen nga një kontratë shkëmbimi, për të cilën në momentin e shkëmbimit nuk është llogaritur dhe paguar tatim Individi BB, në Tiranë, në rrugën “Komuna e Parisit” (zona fiskale 5/3), ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 140 m2 (viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2017), dhe një dyqan me sipërfaqe 120 m2 (viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2017), të cilat i ka përfituar nga një kontratë shkëmbimi me individin BB, kontrata e shkëmbimit është e datës 25.02.2024 (shembulli 10).

Në shkëmbim, Individi BB i ka dhënë individit AA një hotel 5-katësh në Librazhd, një sipërfaqe hotelerie 4,000 m2 (4 kate x 1,000 m2 ) dhe nga dyqane e restorante në katin e parë me sipërfaqe 1,200 m2 .

Individi BB e ka blerë këtë hotel nga privatizimi në 01.02.1993, me një vlerë 15,000,000 lekë (vlera e fundit për të cilën është llogaritur tatim) dhe viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 1993. Në vitin 2024, me kontratën e shitjes të datës 10.11.2024, individi BB ia shet apartamentin dhe dyqanin e tij individit Ç me vlerën 50,000,000 lekë.

Vlera në shitje Krahasojmë vlerën në shitje të pasurive të paluajtshme sipas kontratës me vlerën sipas çmimeve të referencës të pasurive të paluajtshme pronave që po shiten. Vlera e pasurive që po shet individi AA, sipas çmimeve referuese është: a) Apartamenti: 140 m2 x (164,800 lekë/m2 – 1% * 6 vite përdorim * 164,800 lekë/m2 ) = 21,687,680 lekë b) Dyqani: 120 m2 x (164,800 lekë/m2 – 1% * 6 vite përdorim * 164,800 lekë/m2 ) x 2 (koeficienti ndaj banesës) = 37,178,880 lekë Vlera e pasurive në shitje sipas çmimeve të referencës është: 21,687,680 lekë + 37,178,880 lekë = 58,866,560 lekë.

Duke qenë se vlera në kontratën e shitjes është më e vogël se vlera sipas çmimeve të referencës, si vlerë në shitje marrim vlerën sipas çmimeve të referencës, pra vlerën 58,866,560 lekë.

Vlera në blerje Vlera në blerje do të jetë vlera në blerje e llogaritur sipas dispozitave të përcaktuara në pikën 3 të këtij udhëzimi, të llogaritur mbi pasurinë e paluajtshme, që është përdorur për shkëmbim. Konkretisht, pasuria e paluajtshme që individi BB, ka përdorur për shkëmbim është hoteli 5-katësh në Librazhd, të cilin e kishte blerë nga privatizimi në 1.2.1993, me një vlerë 15,000,000 lekë (vlera e fundit për të cilën është llogaritur tatim). •Vlera në blerje në këtë rast është 15,000,000 lekë.

Tatimi i llogaritur Duke qenë se në momentin e shkëmbimit, individi BB nuk ka paguar tatim, atëherë tatimi që duhet të paguajë shitësi BB gjatë kësaj kontrate shitje është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15% (58,866,560 lekë – 15,000,000 lekë) x 15% = 6,579,984 lekë. /MONITOR

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat