14.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreEdhe dy ditë/ Vlora gati të presë spektaklin e "Final 4" të...

Edhe dy ditë/ Vlora gati të presë spektaklin e “Final 4” të Ligës Unike. Oraret e ndeshjeve

Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha për spektaklin e basketbollit të femrave.

Katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun mbarëkombëtar më 15 e 16 mars.

Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të organizohet në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e skuadrave nga Shqipëria Flamurtari dhe Partizani, kurse nga Kosova Bashkimi dhe Prishtina.

Klubi vlonjat është kampion i Shqipërisë dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Prishtina është kampione e parë e kësaj gare, kurse Bashkimi së fundi fitoi Kupën e Kosovës. Kjo bën që në Vlorë, për dy ditë rresht, të shikojmë spektakël.

Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti.

Oraret e ndeshjeve:

15 Mars 2023

E mërkurë

16:00 Flamurtari – Prishtina

19:00 Bashkimi – Partizani

16 Mars

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Ndeshja Finale

LEXO EDHE: “LIGA UNIKE, bashkim kombëtar në basketboll”, Ponari: Me Kosovën na ndajnë vetëm financat

Ky event vjen si qershia mbi tortë me rastin e100-vjetorit të Sport Klub Flamurtari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat