14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe bizneset mund të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre/ Pse...

Edhe bizneset mund të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre/ Pse partneriteti me “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” është i duhuri

Biznese të ndryshme private mund të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre për të sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema private.

I quajtur ndryshe “Fondi i pensionit me pjesëmarrje të mbyllur” është një nga risitë e ligjit për pensionet private, i cili hyri në fuqi ditët e para të nëntorit.

Ligji për herë të parë njeh edhe formën e fondit të pensionit me pjesëmarrje të mbyllur. Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, lexohet ndër të tjera ligj.

LIGJI I PLOTË

Por cilat janë përfitimet e punëdhënësit dhe punonjësit në këtë rast? Cilit Fond duhet të besoni pensionin tuaj të dytë?

Ju ftojmë të lexoni artikullin në vazhdim:

Çfarë përfitimesh ka punëdhënësi?

• Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
• Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 480,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
• Ulje e largimit të punonjësve;
• Punonjës më të motivuar dhe produktivë

Çfarë përfitimesh ka punonjësi?

• Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
• Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
• Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
• Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
• Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
• Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%

Pse duhet të konsideroni partneritetin me “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?

Ekspertiza: Me mbi 17 vjet përvojë në fushën financiare, kemi njohuri të thellë në këtë fushë dhe mund të përshtatim zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e kompanisë suaj dhe preferencat e punonjësve tuaj.

Siguria: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Kënaqësia e Punonjësve: Ofrimi i një plani pensioni privat tregon angazhimin tuaj për mirëqenien financiare të punonjësve tuaj, duke rritur kënaqësinë e tyre në punë dhe besnikërinë.

LEXO EDHE: Për një grua të dytë? Jo, jo! Të gjithë duhet të mendojmë për një pension të dytë

Për të planifikuar një takim ose për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, kontaktoni me këshilltarët e Fondit, të gatshëm t’ju përgjigjen përçdo pyetje që keni.

E-mail: [email protected]

Tel: +355 44 511 666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat