12.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDoza e tretë anti-Covid, Rama: 4 kategoritë që duhen vaksinuar

Doza e tretë anti-Covid, Rama: 4 kategoritë që duhen vaksinuar

Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e 3 anti-Covid.

Bëhet fjalë për katër kategori.

Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, më pas personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Por kur duhet marrë doza e tretë?

Në videon shpjeguese që ka shpërndarë kryeministri Edi Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë.

Lexo edhe: Austria pritet t’i izolojë të pavaksinuarit

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18,000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur.

Prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat