17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDoni të udhëtoni drejt Italisë? Ja deri në cilën datë shtyhen kufizimet

Doni të udhëtoni drejt Italisë? Ja deri në cilën datë shtyhen kufizimet

Ambasada Italiane ka bërë të ditur se qeveria italiane ka vendosur të shtyjë kufizimet për hyrjen e shtetasve shqiptarë deri në datën 31 mars 2022, sipas urdhëresës së ministrisë italiane të Shëndetësisë.

Shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.

Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në vendbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

📌detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

📌detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

📌detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

📌detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian

Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat