17.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDimër në prill? Pas dy javësh të nxehta ulen ndjeshëm temperaturat

Dimër në prill? Pas dy javësh të nxehta ulen ndjeshëm temperaturat

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit  nis me luhatje të mëdha të temperaturave.

Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius.

Mirëpo, sinoptikania e A2 CNN Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit.

Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve.

Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat