Diabeti përshpejton procesin e plakjes qelizore dhe ka një efekt shumë të dëmshëm mbi shumë organe e inde. Kjo pasi humbet funksioni i kompartimentit staminal, një nga mekanizmat bazë të plakjes, duke e përshpejtuar ndjeshëm procesin.
Demët janë edhe mbi arterie e në gjithë sistemin kardiovaskular, theksojnë mjekët gjatë kongresit të 30 mbi Diabetin që është mbajtur në Itali.
Jo vetëm, por ka impakt edhe tek sisitemi riprodhues dhe tek fertiliteti i të dy gjinive, duke shkaktuar disfunksione serioze edhe në moshë të hershme.
Përveç plakjes së parakohshme, diabeti ndikon në reduktimin e cilësisë dhe potencialisht pritshmërisë së jetës.
Sipas specialisteve, është thelbësore diagnoza e parakohshme, trajtimi intensive dhe progreset e shkencës për të përballuar sfidat e kësaj sëmundjeje kaq komplekse.
Sipas të dhënave të përditësuara, në botë mbi 537 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.
Numri i të prekurve nga diabeti po rritet me hapa shumë të shpejtë edhe në vendin tonë, me prevalenca 10.1 % të popullatës, e ngjashme dhe me vendet e tjera të rajonit. Me hapa po kaq të shpejtë po rritet dhe Prediabeti, me një prevalencë 12.5%.
LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA