“Nuk ka asnjë dyshim që pandemia nuk ka përfunduar dhe se kjo nuk është koha për ta lëshuar situatën.”
Kështu është shprehur ditën e sotme drejtoresha e Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Andrea Amon.
Deklaratat Amon i bëri nga Komiteti i posaçëm i Parlamentit Evropian për koronavirusin. Ajo vuri në dukje se ka ende njerëz të rrezikuar nga format e rënda të sëmundjes, të cilët “duhet t’i mbrojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Edhe qëllimi i të gjitha përpjekjeve të vaksinimit është parandalimi i formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes, dhe ajo që kemi parë deri tani është se vaksinat aktuale janë ende efektive kundër sëmundjeve të rënda”, tha Amon.
LEXO EDHE: Dy vite pandemi në Shqipëri / Si i ndihmoi SIGAL UNIQA mijëra qytetarë
Po ashtu, ajo bëri të ditur se në tre javët e fundit është parë një rritje të numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital dhe përsëriti rekomandimin e ECDC dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) bërjen e dozave përforcuese për ata që janë mbi 60 vjeç ose në kategori rreziku.
“Nuk e dimë ende se cila do të jetë situata epidemiologjike në vjeshtë, cili variant do të qarkullojë”, theksoi ajo, duke shtuar se është e rëndësishme që shtetet të përgatisin një sistem mbikëqyrjeje sistematike dhe të fuqishme jo vetëm për koronavirusin por edhe për sëmundje të tjera respiratorë , në radhë të parë për gripin.
LEXO EDHE: Tjetër vdekje nga Covid në Kosovë, ISHP: Rastet po shtohen! Mbani maska dhe vaksinohuni