19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBregdet apo qytete? Ku janë përqendruar ndërtuesit ndër vite

Bregdet apo qytete? Ku janë përqendruar ndërtuesit ndër vite

Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, kjo shifër është më e larta që nga viti 2011-të, i cili regjistronte 1,604 leje ndërtimi.

Ndërkohë, referuar analizës së “Scan Intel”, shifra e vitit 2023 është rreth 77% më e ulët se ajo e rekordit historik të vitit 1996-të, ku regjistroheshin 6,835 leje ndërtimi.

Theksojmë se shifrat zyrtare për këtë tregues nisin që prej vitit 1995 dhe sipas tyre rezulton se që prej vitit 1995, deri në vitin 2023 janë dhënë mbi 51 mijë leje ndërtimi në vendin tonë, për një sipërfaqe totale prej rreth 46.4 milionë metrash katrorë.

Nëse analizën do ta përqëndronim sipas sipërfaqjeve, atëherë shohim se, në vend të parë qëndron viti 2010, me plot 3.4 milionë metra katrorë leje ndërtimi të dhëna, ndjekur nga viti 2008, me 2.88 milionë metra katrorë, viti 2003, 2005 dhe 2011, me nga 2.7 milionë metra katrorë.

 

Në rast se do të fokusohemi tek dy vitet e fundit shohim se në vitin 2023 siparfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë me 21%, krahasuar me vitin 2022. Pra në vitin e fundit me të dhëna të plota, vitin 2023, janë dhënë më shumë leje ndërtimi, por për një sipërfaqje më të vogël.

Shifrat zyrtare nga INSTAT sa i përket treguesve të lejeve dhe sipërfaqjes, sipas qarqeve, fillojnë nga viti 2005.

Të dhënat tregojnë se, që nga viti 2005 deri në vitin 2023, pra në 18 vite, vetëm tre qarqe kanë regjistruar rritje të numrit të lejeve të ndërtimit.

Qarku i Durrësit duket se ka patur “hovin” më të madh. Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit në vitin 2023 është rreth 380%, krahasuar me vitin 2005.

Ky qark në vitin 2023 regjistron numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit përgjatë gjithë viteve, me 500 të tilla. Ndërkohë, ndryshimi vjetor për këtë qark është 12.4%.

Kjo ritje në Durrës vjen edhe si pasojë e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019-të.

Nga ana tjetër, dy qarqet e tjera me rritje janë Tirana dhe Lezha, me 14.1% dhe 50% respektivisht. Ndërkohë, rënien më të madhe të numrit të lejeve e ka qarku i Gjirokastrës, kjo e ndikuar patjetër edhe nga faktorët demografikë.

Nëse do të flisnin për ndryshimin e sipërfaqjes së lejeve të ndërtimit sipas qarqeve, të dhënat tregojnë se Dibra dhe Kukësi kanë regjistruar rritjen më të madhe, krahasuar me vitin 2005, edhe pse janë qarqet me vlerat më të ulta.

Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë ka rënë me 2.8% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2005 dhe ka rënë me 31.3% krahasuar me vitin 2022.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat