24.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie nga kati i katërt, 56 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Bie nga kati i katërt, 56 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm në rrugën ” Margarita Tutulani”, shtetasi me ininciale A.B, ka rënë nga kati i katërt i pallatit. 56-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat