2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBashkëpunimi FFK-SIGAL UNIQA, vijon shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klubet...

Bashkëpunimi FFK-SIGAL UNIQA, vijon shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e femrave

Vijon shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e futbollit në Kosovë.

Kësaj radhe kanë qenë klubet e SIGAL Superligës dhe Ligës së Parë të femrave që janë pajisur me këto polica.

Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së, Vjolla Krasniqi dhe drejtori SIGAL UNIQA Group në Kosovë, z. Saimir Dhamo.

Presidenti Agim Ademi e ka vlerësuar projektin e sigurimit shëndetësor si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, por edhe si përkujdesje ndaj futbollisteve dhe futbollisteve të klubeve tona.

Kreu i FFK-së është shprehur i bindur se ky projekt do të ndikojë edhe në rritjen e organizimit të klubeve të femrave.

Ndërkaq, z. Saimir Dhamo, u shpreh i lumtur që kompania që ai drejton është pjesë e këtij projekti.

Sipas tij, ka qenë privilegj për kompaninë që drejton që të jetë sponsor i Superligës së Femrave në Kosovë.

LEXO EDHE: “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”, nënshkruhet në Kosovë marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat