13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAutobuzi del nga rruga në drejtim të Mariborit, raportohen disa viktima

Autobuzi del nga rruga në drejtim të Mariborit, raportohen disa viktima

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në Slloveni.

Një autobus me targa të huaja ka dalë nga rruga në autostradën Pomurska që të çon në drejtim të Mariborit rreth orës 5 të mëngjesit.

Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë, ndërkohë që raportohet dhe për dhjetëra të plagosur.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve. Siç shihet dhe nga pamjet autobusi ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, hetimet në vendngjarje janë duke vijuar dhe më shumë infomcaion pritet të jepet nga autoritetet pas orës 13:00.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat