16.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetArti në zi/ Ndahet nga jeta Zef Deda, "Charlie Chaplin" i Shqipërisë

Arti në zi/ Ndahet nga jeta Zef Deda, “Charlie Chaplin” i Shqipërisë

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, djali i tij, Julian Deda, përmes një postimi në rrjetet sociale.

KUSH ISHTE ZEF DEDA

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplin” i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.

Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat