18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet shoferi i "Benz"-it

Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet shoferi i “Benz”-it

Drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, një 48 vjecar banues në Tiranë, u vendos në prangat e policisë, nën akuzën se shkaktoi aksidentin me dy të vdekur dhe tre të plagosur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot – Morinë.

Dyshohet se 48 vjeçari humbi kontrollin e automjetit, për pasojë shkaktoi aksidentin e trefishtë brenda tunelit të Kalimashit.

Sheteasi me iniciale A.B, pasi humbi kontrollin e automjetit, përplasi automjetin tjeyr të tipit Ford, e më pas një autobot me drejtues shtetasin SH.S.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën drejtuesi i automjetit tip Ford pasagjeri në këtë automjet, të dy banues në Kosovë.

INSTAT bëri të ditur pak ditë më parë se numri i aksidenteve në shtator shënoi një rritje prej 4.5 për qind në raport me një vit më parë. Sipas të dhënat të publikuara, raportohet për 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në shtator 2022.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona.

Në periudhën janar-shtator numërohen 863 aksidente rrugore, 139 viktima dhe 1189 persona të aksidentuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat