10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me 3 të plagosur në aksin Krujë-Fushë Krujë

Aksident me 3 të plagosur në aksin Krujë-Fushë Krujë

Rreth orës 07:35, në aksin Krujë- Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Sipas informacioneve të Policisë, të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat