23.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident gjatë natës në Shëngjin/ Përplasen dy automjete, një i lënduar

Aksident gjatë natës në Shëngjin/ Përplasen dy automjete, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Shëngjin, në zonën e Kunes.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, e si pasojë ka mbetur një person i lënduar.

Ai është dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

Policia ishte në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për aksidentin.

Gjatë periudhës qershor – 25 korrik, në Shqipëri janë regjistruar mbi 140 aksidente ndërsa 101 persona kanë mbetur të plagosur e 25 kanë humbur jetën.

Rritja e numrit të ngjarjeve rrugore përgjithësisht vjen përgjatë sezonit veror atëherë kur ka dhe dyfishim të automjeteve në qarkullim ndërsa për ekspertët burim i aksidenteve nuk është vetëm rruga.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat