18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAKCESK shkrihet/ Qeveria me ligj të ri për hakerimet: Në rast sulmi...

AKCESK shkrihet/ Qeveria me ligj të ri për hakerimet: Në rast sulmi shpallet ‘kriza kibernetike’

Siguria kibernetike është rikthyer në fokusin e qeverisë e cila sapo ka miratuar ligjin e ri.

Sipas dokumentit, qeveria nuk njeh më AKCESK, Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike por pritet të krijohet Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, që do të ketë drejtorin e saj, por në varësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Detyra e parë e Autoritetit do të jetë hartimi i një raporti kombëtar për nivelin e sigurisë kibernetike në vend, rrezikut, kapaciteteve etj.

Në projektligj parashikohet ngritja e disa mikroorganizmave, ndër të cilat me më shumë detyra është CSIRT, ekipi i Përgjigjes ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike, pranë Autoritetit. CSIRT do të shërbejë si pikë lidhëse për institucionet shtetërore dhe private me Autoritetin. Ky ekip do të ketë dhe detyrën e informimit publik në rast sulmesh.

Sipas ligjit të ri, një incident kibernetik konsiderohet i rëndësishëm, nëse ka shkaktuar ose është në gjendje të shkaktojë ndërprerje të rëndë operacionale të shërbimeve ose humbje financiare për operatorin e  prekur. Ka ndikuar ose është në gjendje të prekë persona të tjerë fizikë ose juridikë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ose jomateriale.

Qeveria parashikon në draftin e ri edhe skenarin më të keq të mundshëm, atë të krizës kibernetike, kur kërcënimi është i pashmangshëm edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike.

Gjendja e krizës kibernetike shpallet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit. Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike njoftohet në media. Ajo mund të zgjasë 7 deri në 30 ditë.

Ligji shpjegon edhe masat që duhet të marrin subjektet private dhe publike për të garantuar sigurinë kibernetike dhe në të kundërt do të gjobiten në vlera deri 10 milionë lekë.

LEXO EDHE: Pse bizneset duhet të mbrohen nga sulmet kibernetike? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat