13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA keni dëgjuar ndonjëherë për 'burnout-in"? Njihuni me fenomenin që ju ndodh...

A keni dëgjuar ndonjëherë për ‘burnout-in”? Njihuni me fenomenin që ju ndodh gjatë orarit të punës

Nëse ndiheni të stresuar në punë, nuk jeni vetëm. Me kaq shumë njerëz që ende punojnë nga shtëpia, stresi i lidhur me punën mund të rritet pasi kufijtë midis punës dhe jetës në shtëpi bëhen të paqarta. Nëse ky stres bëhet shumë i madh, mund të shkaktojë atë që njihet si “burnout”.

Çfarë është “burnout”-i?

“Burnout” është një lloj stresi i lidhur me punën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rendit atë si një ‘dukuri profesionale’ në Klasifikimin e saj Ndërkombëtar të Sëmundjeve (ICD). Megjithëse nuk konsiderohet një gjendje mjekësore, OBSH vëren se ai mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe t’ju bëjë të keni nevojë përkujdes shëndetësor.

“Burnout-i përshkruan mendimet dhe ndjenjat që lidhen me gjendjen e mbingarkesës dhe të lodhjes nga rrethanat e jetës,” thotë për Talkspace Rachel O’Neill, PhD, një terapiste në profesion dhe Drejtore për Efektivitetin Klinik.

Simptomat e “burnout”-it

Ndërsa “burnout”-i përfshin shumë simptoma të ngjashme me ato të stresit, ekzistojnë tre ndjesi specifike që e dallojnë atë:

  • Ndiheni të lodhur ose të rraskapitur
  • Keni një mungesë entuziazmi dhe negativitet në rritje ndaj punës suaj
  • Keni një rënie të aftësisë për të kryer punën

Shpesh, “burnout”-i shkakton simptomat e depresionit, të tilla si mërzia ose mungesa e shpresës, thotë O’Neill. Por ai gjithashtu mund të ndikojë në një gamë të gjerë emocionesh negative dhe madje edhe nё simptoma fizike, të tilla si:

  • Frustrim ose zemërim
  • Irritim ose bezdi
  • Ankth, agresivitet ose nervozizëm
  • Ndjesi fizike si ajo e stresit, të tilla si dhimbje koke, probleme në stomak, dhimbje trupi ose lodhje

Shkaqet e “burnout”-it në punë

  • Trajtimi jo i drejtë në punë
  • Ngarkesa e pamenaxhueshme e punës
  • Mungesa e qartësisë në rolin tuaj
  • Mungesa e komunikimit apo mbështetjes së mjaftueshme nga menaxheri
  • Presioni i afateve jorealiste

Si të shëroheni nga “burnout”-i

Ashtu si stresi, “burnout”-i mund të trajtohet duke u përballur me shkaktarët e tij. Identifikimi i pjesës së punës tuaj që ju shkakton stres është çelësi për tejkalimin e tij.

  • Jepuni punonjësve më shumë kontroll mbi pritshmëritë e performancës
  • Zvogëloni ndërprerjet e shpeshta dhe zhurmat në vendin e punës
  • Jepuni punonjësve më shumë autonomi dhe fleksibilitet në punë
  • Përmirësoni ndriҫimin në mjedisin e punës, duke u fokusuar te ndriҫimi natyral
  • Krijoni një mjedis pune që nxit bashkëpunimin

Për të përballuar “burnout”-in, alternativat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në reduktimin dhe menaxhimin e stresit tuaj.

1.Flisni me shefin tuaj. Nëse është e mundur, shpjegojini atij se si ndiheni dhe përpiquni të arrini bashkërisht një ngarkesë pune më të menaxhueshme.

2.Jepini përparësi gjumit. Gjumi është jetik për shëndetin e mirë fizik dhe mendor. Fondacioni Kombëtar i Gjumit zbuloi se mungesa e gjumit ishte një nga shkaktarët më të mëdhenj të “burnout”-it.

3.Bëni ushtrime rregullisht. Një studim në vitin 2015 i infermierëve që bënin seanca joge njëorëshe dy herë në javë rezultoi në stres më të ulët të lidhur me punën dhe përmirësim të cilësisë së gjumit pas gjashtë muajsh, krahasuar me grupin e kontrollit që nuk ushtrohej.

5.Meditimi dhe përqendrimi. Një studim i vitit 2011 zbuloi se meditimi reduktoi ndjeshëm stresin dhe depresionin te punonjësit me kohë të plotë, ndërsa një studim i vitit 2019 mbi aplikacionet e meditimit dhe të përqendrimit zbuloi se ata që i përdornin këto aplikacione dy deri në tre herë në javë arritën të reduktonin me sukses stresin e lidhur me punën dhe presionin e gjakut.

5.Kërkoni mbështetje sociale. Një sondazh i vitit 2018 mbi vendin e punës zbuloi se të kesh miq në punë ul stresin te punonjësit, duke sjellë së bashku me këtë edhe një mori përfitimesh të tjera: më pak incidente sigurie, fitime më të larta për kompaninë dhe një përvojë pune e përditshme më pozitive.

Një studim i vitit 2013 për sportet në ekip zbuloi një gjetje interesante: mbështetja e perceptuar mund të jetë më e rëndësishme se mbështetja reale në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e vetë-motivimit – kështu që shpenzimi i kohës me familjen ose miqtë mund të jetë po aq efektiv, edhe nëse ata nuk mund ta zgjidhin problemin tuaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat