Shqipëria vijon luftën me flakët.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Në njësinë administrative Postribë, në fshatrat Prruemos, Vilzë dhe Omaraj.
2. Në fshatin Mali i Jushit, të bashkisë Vau Dejës, vijon aktive vatra në sipërfaqe shkurre dhe ferra.
3. Në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat.
4. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, bashkia Mat, është aktivizuar një vatër zjarri në orët e pasdites.
5. Në fshatin Bershi, bashkia Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore.
6. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës.
7. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin.
8. Në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.
9. Në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit, fshati Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është aktivizuar një vatër zjarri.