Temperaturat e larta, përveç problemeve shëndetësore tek shumë persona, janë bërë shkaktare për shumë vatra zjarri në të gjithë vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në banesa.
Vera parashikohet të vijojë me temperatura ekstreme të larta dhe rreziku për zjarre pritet të jetë permanent.
Për këtë arsye secili prej nesh duhet të marrë masat e për të evituar kostot financiare që mund të na rrënojë ekonomisht gjatë gjithë jetës.
Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Për këtë arsye ju duhet Sigurimi nga Zjarri.
Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.
Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi në SIGAL UNIQA Group Austria sigurimi i banesës apo biznesit tuaj kushton duke nisur nga 25 Lekë në ditë ose 1 euro për m2.
Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3.5 miliardë Lekë dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.
Shqetësoheni edhe për automjetin tuaj? Edhe kjo e ka një zgjidhje.
Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA ju e mbroni atë nga zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar.
LEXO EDHE: 7 opsionet e Sigurimit KASKO nga SIGAL UNIQA
Mos harroni! Siguracionet për pronën, biznesin, shëndetin apo automjetit tuaj tashmë mund të blihen edhe Online. Mjafton një klikim në www.sigal.com.al dhe polica e sigurimit vjen aty ku jeni ju pa patur nevojë të paraqiteni në një zyrë të SIGAL.
Pse duhet të zgjedhim SIGAL UNIQA-n?
SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.
Që nga ajo date SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA punon çdo ditë përmes qindra zyrave dhe mijëra agjentëve të saj në mbarë Shqipërinë ta kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Sot, kompania më e madhe e sigurimeve numëron mbi 1 milion klientë, të cilët rriten ditë pas dite.
LEXO EDHE: Unike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve