0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreOBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz në botë me tension të lartë të...

OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz në botë me tension të lartë të gjakut

Rreth 1.3 miliard njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar më 25 gusht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër.

Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.

Megjithë përparimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në mjekësi dhe farmakologji, menaxhimi i hipertensionit ka qenë i ngadaltë dhe shumica dërrmuese e njerëzve me hipertension mbeten të patrajtuar”, tha Majid Ezzati njëri nga autorët e studimit.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta.

Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave.

Kanadaja dhe Peruja kishin përqindjen më të ulët të njerëzve me presion të lartë të gjakut në vitin 2019, me rreth një në katër njerëz që jetonin me këtë gjendje, tregoi studimi.

Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivelet më të ulëta të hipertensionit te gratë – më pak se 24 për qind – ndërsa Eritrea, Bangladeshi, Etiopia dhe Ishujt Solomon kishin normat më të ulëta te meshkujt – më pak se 25 për qind.

Në anën tjetër më shumë se gjysma e grave në Paraguai dhe Tuvalu kishin hipertension, dhe më shumë se gjysma e burrave në Argjentinë, Paraguai dhe Taxhikistan vuajnë nga sëmundja.

Autorët e hulumtimit thanë se rezultatet e tij tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të rritur shkallën e diagnostikimit dhe qasjen në trajtim.

Tensioni i lartë shkaktohet nga faktorë gjenetik, por ekzistojnë edhe faktorë rreziku që lidhen me stilin e jetës, duke përfshirë ushqimet jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, pirjen e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën./REL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat