11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimi ai akt dashurie/ 5 pyetjet që duhet ti bëni vetes kur...

Sigurimi ai akt dashurie/ 5 pyetjet që duhet ti bëni vetes kur të zgjidhni Sigurimin e Jetës

SIGURIMI SI AKT DASHURIE

5 PYETJET QË DUHET T’I BËNI VETES KUR TË ZGJIDHNI SIGURIMIN E JETËS

Të blesh një policë jete mund të jetë një përvojë thellësisht personale. Në fund të fundit, ju po përpiqeni që të mbroni familjen tuaj. Ju, gjithashtu, po bëni një nga blerjet më të rëndësishme të jetës suaj.

1.  A kam borxhe apo njerëz të tjerë që varen nga unë financiarisht?

Çfarë do t’i ndodhte familjes tuaj pa ju? Siguria financiare e tyre është një nga gjërat më të nevojshme për t’u marrë në konsideratë dhe zëvendësimi i të ardhurave është një nga arsyet kyçe përse njerëzit duhet të blejnë sigurimin e jetës. “Sigurimi i jetës është një blerje mjaft efektive për t’u përkujdesur për të dashurit tuaj, duke i falur atyre më shumë mbrojtje dhe siguri.”

2. Sa shumë mbulim më nevojitet?

‘Se sa mjafton?’, mund të jetë një përgjigje e vështirë, por thelbësore. Standardi i industrisë është 10 fishi i të ardhurave tuaja vjetore, por që mund të variojnë nga rrethanat tuaja personale. “Si do t’i fitonte të ardhurat familja juaj, nëse nuk do të kishin të ardhurat mujore të siguruara nga ju? Përfytyroni çfarë shume të ardhurash do të nevojiteshin për të zëvendësuar të ardhrat tuaja çdo vit, për 20 deri në 30 vitet e ardhshme.”

Mendoni me kujdes nëse keni borxhe të tjera të mëdha pezull të tilla si, kredia për shtëpinë tuaj; ndoshta ju do të dëshironit që shumës së sigurimit të jetës t’i shtoni mbulim edhe për kredinë tuaj. Duke vepruar kështu, ju do t’i lini familjes tuaj pas një fole sigurie dhe ky është në vetvete një akt dashurie.

3. Çfarë afatesh duhet të zgjedh?

Një mënyrë se si sigurimi  i jetës me afat mund t’a bëjë të gjithë procesin më të lehtë dhe më pak frikësues, është se sa fleksibël (dhe i përballueshëm) është ai. Sigurimi i jetës me afat, ofron përfitime mbrojtëse të drejtëpërdrejta në rast humbje të jetës, pa pasur nevojë për vlera të tjera të shtrenjta në kesh, apo për komponentë të tjerë investimi. “Diskutoni mbi nevojat tuaja të përgjithshme të të ardhurave me një agjent i/e cila do t’ju ndihmojë që të llogarisni kushtet dhe afatet më të mira të policës në përputhje me nevojat tuaja.”

4. Çfarë është historia ime mjekësore?

Tani ju mund të jeni si “kokrra’ e mollës”, por ju ende do të keni nevojë për të dhënat e përgjithshme të gjendjes aktuale dhe historikut të shëndetit tuaj për vlerësimin fillestar gjatë procesit të marrjes në sigurim. “Mblidhni dhe sistemoni të gjitha faktet rreth historisë së shëndetit tuaj, sepse ato të dhëna do t’ju kërkohen kur të aplikoni për sigurimin e jetës.” Megjithatë, mos u shkurajoni; një policë standarde e sigurimit të jetës me afat tipikisht mbulon humbjen e jetës si pasojë e çdo shkaku, në çdo kohë, me përjashtim të humbjes së jetës nga vetëvrasja brenda dy viteve të para të policës.

5. Si të marr çmimin më të mirë?

Ju mund të krahasoni disa oferta menjëherë nëpërmjet Kompanisë SIGAL LIFE UNIQA Group AUSTRIA. “Çmimet janë të variueshme dhe ju mund t’i gjeni ato tek faqja jonë zyrtare në disa sekonda.”

Për tu informuar më shumë për SIGURIMIN E JETËS a) KREDI dhe b) I KOMBINUAR ME AFAT:

https://sigal.com.al/sigurimi-i-jetes-dhe-pension-privat/sigurimi-i-jetes/

Për tu informuar më shumë për SIGURIMIN E JETËS ME KURSIM a) SOT PËR NESËR; b) KASA PËR FËMIJË dhe c) KARTA E BESNIKËRISË: 

https://sigal.com.al/sigurimi-i-jetes-dhe-pension-privat/sigurimi-i-jetes-me-kursim-2/

Shumica e kompanive ofrojnë opsione pagesash fleksible që ju lejojnë të paguani mbi baza mujore, tremujore, gjysëm vjeçare ose një vjeçare, të cilat e bëjnë sigurimin e jetës me afat më të lehtë për t’u përballuar.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat