11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje me 24% në periudhën janar-qershor 2022/ Por a ja vlen kredia...

Rritje me 24% në periudhën janar-qershor 2022/ Por a ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

Kredia vijoi të rritet me ritme të qëndrueshme edhe për muajin qershor.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia e re për ekonominë arriti vlerën e 25.3 miliardë lekëve, me një rritje prej 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për 6-mujorin e parë të vitit, kredia vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit.

Për periudhën janar-qershor janë dhënë gjithsej 136.1 miliardë Lekë kredi të reja me 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e re për individët paraqitet në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit. Në gjashtë muaj, individët kanë përfituar gjithsej 44.4 miliardë Lekë kredi, në rritje me 18.4% krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor në rritje vazhdon të japë huaja për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe sidomos ajo e dhënë në valutë të huaj.

A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

Në të shumtën e rasteve qytetarët nuk zgjedhin ta bëjnë në mënyrë vullnetare sigurimin e jetës, por e kanë të detyruar kur marrin kredi në institucionet financiare pasi është një ndër kushtet e bankave, për të mbrojtur huanë e dhënë kundrejt invividëve.

Dhe këta të fundit, me shumë gjasë nuk interesohen se çfarë përfitojnë nga kjo kontratë, pasi mbetet më së shumti një marrëdhënie që vendoset midis instituconeve bankare dhe kompanive të sigurimit.

Por çfarë mbulon sigurimi i “Jetës së Debitorit”?

Sigurimi i “Jetës se Debitorit” mbron interesat financiare të kredimarrësit dhe trashëgimtarëve në rastet kur shlyerja e kredisë bankare bëhet e pamundur për shkak të paaftësisë së plotë e të përhershme si rrjedhojë e ndonjë aksidenti ose për shkak të humbjes së jetës së kredimarrësit (ngjarjeve të sigurimit).

Në këto raste, kompania e sigurimit me të cilën banka ka marrëveshje, paguan  për llogari të kredimarrësit, detyrimet e mbetura për kredinë e marrë nga banka në kohën e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.

Sigurimi i “Jetës së Debitorit” bëhet për të gjithë periudhën e kredisë, kundrejt një primi sigurimi që paguhet nga i siguruari ose në fillim të kredisë, për të mbuluar të gjithë kohëzgjatjen e saj, ose çdo vit.

Përgjithësisht sigurimi i jetës bëhet për kredimarrësin kryesor, ndëkohë që ka edhe raste specifike që mund të ndahet në dy pjesë kur ka dy kredimarrës.

Primet e sigurimit të jetës variojnë sipas kontratave që lidhin bankat me kompanitë e sigurimeve dhe llogariten duke marrë në konsideratë moshën, gjininë e personit të siguruar dhe shumën e kredisë së lëvruar. Por mesatatarsht aplikohet në nivelin 2 për qind të shumës fillestare të kredisë, që mbulon të gjithë kohëzgjatjen e saj, ose kjo shumë ndahet përgjatë viteve për të mos ngarkuar në mënyrë të menjëhereshme klientin.

SIGAL LIFE, LIDER NË TREG

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën rreth 739 milionë lekë, ose 8.97% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë kompania që kryeson këtë treg është SIGAL LIFE UNIQA Group Austria, e cila zotëron 51% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE UNIQA është e para mes 4 kompanive që operojnë në këtë sektor, me rreth 49%.

Edhe sa i përket produktit më të madh në sigurimet e Jetës, atë të Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE kryeson si për vendin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-qershor 2022, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria kryeson tregun me 56%, ndërsa sa i përket dëmeve me 60% duke lënë shumë pas tre kompanitë e tjera.

LEXO EDHE: A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat