17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiU dëmtuan nga breshëri/ Mollët në Devoll tani për dru zjarri. Dëmi...

U dëmtuan nga breshëri/ Mollët në Devoll tani për dru zjarri. Dëmi llogaritet i madh

Juglindja u përfshi nga rreshjet e dendura të breshërit në 30 qershor, fermerët e së cilës u prekën së tepërmi nga dëmet në prodhimet bujqësore. Në kushtet kur prodhimi është dëmtuar në masë më të madhe, dhe kur neglizheca e shtetit sipas fermerëve është e madhe, zgjidhja e  vetmje është asgjësimi i tyre.

Breshëri i 20 ditëve më parë që ka përfshirë gjithë qarkun juglindor ka dëmtuar rreth 80% të frutikulturës së zonës së Devollit.

Fermeri Admir Dushi, ka vendosur që të të presë pemët.

“Ka mbaruar çdo gjë tani dhe unë nuk mund të shpenzoj më. Do ti pres të gjitha, s’kam cfarë të bëj“, tha ai.

Si fermer me një eksperiencë pune prej 30 vjetësh, dëme të këtij lloji asnjëherë nuk janë hasur më parë.

“Dëmi është shumë i madh. Ka goditur rreth 80% të prodhimit“, thotë ai.

Miliona lekë u kanë shkuar dëm edhe fermerëve të fshatit, Mançurisht të Devollit.

“Jam penduar që kam ardhur këtu. Tani nuk na del as për bukën e gojës”.

Industria e sigurimeve apel fermerëve për sigurime

Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Kjo u mundëson bujqërve dhe fermerëve të mos ndjehen të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Një eksperiencë kjo që bota e njeh prej dekadash tashmë.

Ngjarje të tilla si kjo e Korçës, që në pak javë, është përsëritur disa herë, nxjerr edhe një herë në pah nevojën e ndërtimit të programeve dhe strategjive për të mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit të ndejehet i sigurtë karshi fatkeqësive natyrore.

Politika vazhdon të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet të nxisë kulturën e sigurimit, përmes subvencionimit të primit, të paktën pjesërisht.

LEXO EDHE: Një shembull nga Maqedonia e Veriut/ Bujqit e fermerët 2 mln euro siguracione në 3-mujorin e parë 2022

Katastrofat natyrore/ Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA, i cili “blen” rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Sigurimi mund të ndihmojë rritjen e kreditimit të fermerëve

Fermerët dhe bizneset në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë përballen me një sërë rreziqesh që kërcënojnë prodhimtarinë, gjënë e gjallë dhe infrastrukturat mbështetëse të fermave. Dukuri natyrore si breshëri, ngricat, përmbytjet, stuhitë, thatësirat e temperaturat ekstreme rrezikojnë jo vetëm prodhimin bujqësor të sezonit por në rastin fermave të vogla, këto dukuri mund të shkaktojnë edhe falimentimin total të tyre. Vërshimet e insekteve, sëmundjet e ndryshme të bimëve dhe ato të bagëtive, janë rreziqe po aq kërcënuese dhe të rëndësishme sa dukuritë natyrore të përmendura më sipër.

Sigurimi në bujqësi e blegtori do të shmangte problemet financiare me të cilat do të përballej fermeri, apo subjekti në rast se do të humbiste pjesërisht, ose totalisht prodhimin e tij, bagëtitë ose pasuri të tjera të fermave: një fermer i siguruar ka garantuar stabilitetin financiar nëpërmjet transferimit të riskut tek siguruesi.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se, sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të ishte nxitës i rëndësishëm i kreditimit të këtyre sektorëve të ekonomisë pasi institucionet kredidhënëse do të ishin shumë më të mbrojtura nëse do të kreditonin klientë që kanë garantuar stabilitetin financiar përmes policave të sigurimit.

Fermerë, asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar…

Për më shumë informacion:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat