Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se 45-vjeçari A.L, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me tre automjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Pagesat e drejtëpërdrejta për klientët
Shpeshherë dëgjojmë për qytetarë që ankohen për kompanitë e sigurimeve. Dikush pretendon për mospagim e dikush tjetër për pagim jo konform dëmit të pësuar.
SIGAL UNIQA ka qënë iniciatore e ndryshimeve të mëdha në këtë drejtim, pasi dikush nuk e kuptonte, dikuj nuk i intersonte dhe plot faktorë të tjerë.
U deshën plot 10 vite që operatorët e tregut dhe vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare të kuptonin thelbin e kësaj levizjeje që në fund te fundit është ne interesin e vetë klientëve.
Në rastet kur përfituesi, i siguruar, dëmtohet nga një i pasiguruar, i paidentifikuar apo që udhëton në shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, ai vjen në kompaninë ku është i siguruar dhe paguhet drejtpërdrejtë nga kompania. Më parë këto dëme trajtoheshin nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve si fond kompesimi.
Kështu vepron sot edhe SIGAL UNIQA Group Austria.
LEXO EDHE: Workshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA
Çdo klient përfitues, i siguruar në kompaninë në fjalë, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.
Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
- Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
- Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
- Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
- Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
- Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.