14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMijëra të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë, 250...

Mijëra të prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë, 250 mln $ dëme

Pothuajse gjysmë milioni njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në provincën kineze të Guangdong, pasi pjesë të Kinës Jugore u goditën nga rreshjet më të mëdha në 60 vjet gjatë fundjavës.

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm kanë detyruar 177,600 njerëz të zhvendosen, kanë shkatërruar 1,729 shtëpi, kanë dëmtuar 27,13 hektarë të korrave dhe kanë shkaktuar humbje prej më shumë se 250 milionë dollarë, tha të martën Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Guangdong.

Në provincën jugperëndimore Guizhou, lumenjtë e fryrë u derdhën mbi rrugë, duke përfshirë makina dhe shtëpi, treguan videot në mediat sociale.

Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme

Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje gjatë vitit 2021.

Katastrofat natyrore më të kushtueshme ndodhën në SHBA.

Uragani Ida shkaktoi humbjen mes 30-32 miliardë dollarëve në sigurime dhe stuhia, Uri, shkaktoi 15 miliardë dollarë humbje.

Në Evropë ishin vërshimet në Gjermani e Belgjikë dhe shtetet e tyre fqinje, përgjatë muajit korrik, të cilat shkaktuan humbje prej 40 miliardë dollarësh në ekonomi dhe 13 miliardë dollarësh në sigurime.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

LEXO EDHE: AMF: Nevojitet skemë kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore

Çfarë është Sigurimi nga Katastrofat Natyrore

Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.

Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.

Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.

Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër. Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore. Pikërisht këtu vjen në ndihmë sigurimi nga katastrofat.

Sigurimi nga katastrofat është i ndryshëm nga lloje të tjera sigurimi nga pikëpamja e biznesit po ashtu. Është e vështirë që të vlerësohet ekspozimi total potencial ndaj, dhe kosto e, një humbjeje të siguruar, veçanërisht duke qenë se, një ngjarje katastrofike shpesh është rezultat i një numri jashtëzakonisht të madh dëmesh që dorëzohen për t’u dëmshpërblyer në të njëjtën kohë.

Diçka e tillë është sfiduese për një sigurues që ofron sigurimin nga katastrofat për t’a menaxhuar këtë rrezik me efektivitet. (Ri)sigurimi përdoret nga siguruesit për të mënaxhuar rreziqet nga katastrofat si pasojë e këtij mbulimi të ofruar në rast ngjarjeje katastrofike.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar mund të rikthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Sigurimi i Agrokulturës

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

Për çdo pyetje që mund të keni:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat