14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPolitikbërësit, siguruesit dhe publiku të punojnë bashkë për të trajtuar boshllëqet në...

Politikbërësit, siguruesit dhe publiku të punojnë bashkë për të trajtuar boshllëqet në mbrojtjen nga rreziqet

“Ekzistojnë boshllëqe të rëndësishme mbrojtëse në shoqëritë dhe ekonomitë në mbarë botën prandaj dhe kërkohen veprime të koordinuara nga politikëbërësit, siguruesit dhe publiku për t’iu drejtuar atyre”.

Kështu u shpreh Presidenti i Insurance Europe dhe njëkohësisht CEO i UNIQA Insurance Group, Andreas Brandstetter gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 12-të Ndërkombëtare të Sigurimeve, e cila u zhvillua në Pragë, në datën 2 Qershor.

LEXO EDHE“Ne jemi në mes të pikës së kthesës”, Brandstetter: UNIQA, rreth një miliardë euro investime në asete të gjelbra

Brandstetter solli në vëmëndje tre fusha të përbashkëta ku ekzistojnë boshllëqe mbrojtëse:

Mungesa e sigurimit të pensioneve — Në të gjithë botën, qeveritë po përballen me një sfidë të madhe në sigurimin e fondet për qytetarët në pension pasi përqindja e punëtorëve ndaj pensionistëve po bie në shumicën e vendeve. Kjo, nga ana tjetër, po ndikon edhe në sistemet e pensioneve të ashtuquajtura  “pay-as-you-go”.

Mungesa e mbulimit për katastrofat natyrore – Ndërsa situata po ndryshon ndjeshëm në të gjithë botën, shkalla e boshllëqeve të mbrojtjes nga katastrofat natyrore është shpesh tronditëse dhe mund të jetë veçanërisht akute për ekonomitë në zhvillim. Ndryshimet klimatike do ti shtojnë sfidat.

Mungesa e mbulimit për rreziqet kibernetike – Sulmet e vazhdueshme kibernetike tregojnë se sa të ekspozuara janë shoqëritë dhe ekonomitë ndaj krimeve online. Prandaj, ekziston një nevojë e qartë për të rritur elasticitetin kibernetik.

Sipas Brandstetter, zhvillimi i mëtejshëm i sistemeve të pensioneve me shumë shtylla, ku siguruesit luajnë një rol kyç si ofruesit e pensioneve të shtyllës së dytë dhe të tretë, mund të ndihmojnë për t’i bërë sistemet kombëtare të pensioneve më të qëndrueshme.

Megjithatë, që ky të jetë një sukses, politikëbërësit duhet ta kenë të qartë se publiku duhet të kursejë më shumë për daljen në pension, dhe për ti inkurajuar ata që ta bëjnë këtë nevojiten stimuj tatimorë, shërbime të gjurmimit të pensioneve ose regjistrim automatik nga ana e politikëbërësve.

Për rrezikun e katastrofave natyrore, Brandstetter tha se politikbërësit duhet të bëjnë maksimumin për të kufizuar ndryshimet klimaterike, gjë që tashmë po rrit ndjeshëm shpeshtësinë dhe ashpërsinë e katastrofave natyrore.

Në të njëjtën kohë, është jetike që të ndërmerren hapa urgjent për të përshtatur shoqëritë me një klimë tashmë në ndryshim u shpreh ai.

Ndërkohë që përgjegjësia kryesore për këtë i takon autoriteteve publike, siguruesit gjithashtu mund t’i ndihmojnë në këto përpjekje duke përshtatur aftësi të gjera modelimi të avancuara dhe, aty ku është e mundur, publiku duhet të ndërmarrë hapa për t’i bërë shtëpitë më elastike ndaj ngjarjeve të katastrofave natyrore.

Brandstetter tha se, ndërkohë që ndërgjegjësimi për nevojën për t’u mbrojtur nga rreziqet kibernetike po rritet, bizneset dhe publiku duhet të bëjnë më shumë. Siguruesit mund të luajnë një rol, dhe në fakt një numër në rritje kompanishë sigurimi janë duke vënë në dispozicion produkte të sigirimit ndaj krimit kibernetik. Megjithatë, ka pengesa: në veçanti, mungesa e të dhënave të disponueshme për modelin dhe çmimi i rreziqeve po kufizon zhvillimin e tregut. Politikëbërësit mund ta trajtojnë këtë duke u lejuar siguruesve akses në të dhënat e incidenteve kibernetike në një format të grumbulluar dhe anonim. Kjo do të ndihmonte që siguruesit të rrisin kapacitetet e tyre modeluese dhe për rrjedhojë mbrojtjen që mund të ofrojnë.

Së fundi, Brandstetter theksoi nevojën që politikëbërësit të sigurojnë që kornizat rregullatore të jenë të përshtatshme për qëllimin dhe se rregullat që so vendosin të mos veprojnë si pengesë as për mbrojtjen që ofrojnë siguruesit, as për kapacitetin e tyre për të investuar në ekonomi. Për më tepër, rregullat nuk duhet t’i dekurajojnë në mënyrë të panevojshme siguruesit që të përdorin mjete, të tilla si inteligjenca artificiale dhe vëllimi i rritur i të dhënave të disponueshme, që mund të ndihmojnë në reduktimin e mëtejshëm të boshllëqeve të mbrojtjes.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat