14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreOBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Zoti Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”.

Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që kanë filluar të ofrojnë ose po planifikojnë të ofrojnë doza të treta për popullsinë e tyre.

OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID-19ës.

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë rajone dhe organizata thanë të hënën se do të kërkojnë dëshmi të vaksinimit, pas njoftimit se vaksina e koronavirusit e kompanisë Pfizer mori miratimin e plotë të qeverisë federale.

Zyrtarët e Luizianës thanë se nëpunësve civilë do t’u kërkohej të vaksinoheshin ose të përballeshin me testime të rregullta, ndërsa universitetet në këtë shtet thanë se do të fillonin të urdhëronin vaksinimet për studentët.

Pentagoni tha të hënën se po përgatitet të lëshojë udhëzime për të kërkuar vaksinimin, tani që vaksina Pfizer është miratuar plotësisht. Departamenti i Mbrojtjes kishte thënë më parë se vaksinat do të ishin të detyrueshme deri në mes të shtatorit ose menjëherë pas miratimit nga FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thanë të hënën se i gjithë stafi i shkollave publike, përfshirë mësuesit, duhet të vaksinohen dhe se nuk do të kenë më mundësi që t’i nënshtrohen testimit javor për koronavirusin, në vend që të vaksinohen.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat