14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet në Itali, epiqendra në brigjet përballë Shqipërisë

Tërmet në Itali, epiqendra në brigjet përballë Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 4.1 u raportua rreth mesditës së sotme  pranë San Benedetto del Tronto, Ascoli Piceno, në rajonin Marche, Itali.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti u regjistrua në orën 13:18 me orën lokale në një thellësi 10 km.

Goditja e fortë u shoqërua edhe me pasgoditje të tjera sizmike me magnitudë 2.4 dhe një me magnitudë 3.0.

Lëvizja sizmike është ndjerë veçanërisht përgjatë bregdetit Adriatik.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe në godina, raportojnë mediat italiane.

Trafiku hekurudhor në linjën Ancona-Pescara është pezulluar përkohësisht, në seksionin midis Pedaso dhe Porto San Giorgio, njofton Trenitalia, duke specifikuar se është në proces kontrolli nga teknikët.

LEXO EDHE“Jemi zonë sizmike”, ish zv/ministrja: Qeveria të ndërgjegjësojë qytetarët të blejnë Sigurimin nga Tërmeti

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat