Udhëtimet jashtë Shqipërisë janë të bukura por gjithashtu mbartin edhe rreziqet e tyre. Sidomos kur lëviz me makinën tënde.
Mendoni një çast! Jeni në një shtet të panjohur, në një rrugë që nuk e keni bërë më parë, nuk njihni asnjeri por ju le goma, ju mbaron karburanti apo më keq akoma, përfshiheni në një aksident. Çfarë do bënit?!
Mos u shqetësoni! Tashmë, falë “SIGAL UNIQA AutoSOS”, shërbimi më i ri i hedhur në treg nga kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, ju do të ndjeheni të sigurtë në çdo udhëtim tuajin jashtë Shqipërisë.
Mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë për çdo problem me të cilin mund të përballeni.
Këtë shërbim tashmë e përdorin edhe moderatorët e “Fiks Fare”, të cilët nuk ngurojnë t’ua sygjerojnë edhe ndjekësve të tyre.
Shërbimi i “Asistencës Rrugore” vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve.
Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
- Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, e cila ofron shërbim informacioni dhe organizimin e shërbimeve të ndihmës. Këshilla teknike për mjetin, vendndodhjen e serviseve apo adresa te tjera te domosdoshme ne rast emergjence
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
Ky lloj shërbimi mundësohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare në varësi të nevojave të klientit. Ndërsa SIGAL UNIQA Group Austria e ofron këtë shërbim FALAS për klientët e saj, në rastet kur blejnë pranë SIGAL-it Siguracionin Karton Jeshil apo KASKO me mbulim për jashtë Shqipërisë.
Për më shumë informacion:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829
LEXO EDHE: Asistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës