11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakthi i urbanëve në Tiranë, autobusi i linjës së Institutit përplaset me...

Makthi i urbanëve në Tiranë, autobusi i linjës së Institutit përplaset me fuoristradën

Ditët e fundit janë shtuar në mënyrë të frikshme aksidentet rrugore duke lënë disa viktima dhe shumë të plagosur. Por një tjetër problem që po haset sidomos në Tiranë, janë aksidentet ku janë përfshirë linjat e urbanëve.

Ditën e sotme, mjeti i linjës së Institutit është përplasur me një makinë tip fuoristradë por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po heton shkaqet e aksidentit.

LEXO EDHE377 aksidente dhe 524 të aksidentuar në periudhën janar-prill, sjellja e shoferëve mbetet problem

Pak ditë më parë autobusi i linjës së Kombinatit është përplasur me një kosh mbeturinash. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës “Misto Mame” dhe dëmet ishin vetëm materiale.

Pa harruar edhe aksidentin e frikshëm të autobusit të linjës së “Unazës” që u përplas me 29 prill me një automjet tip “Benz” dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës. Nga ky aksident mbeten 5 pasagjerë të lënduar.

Pas autobusit “Go Green”, një tjetër urban i kryeqytetit u përfshirë në aksident.

Më 2 maj autobusi i linjës “Qyteti Studenti – Jordan Misja” u përplas në kabinën e stacionit të pasagjerëve në bulevardin “Zogu i Parë”, ndërsa shkaqet e aksidentet mbeten ende të paqarta.

Vetëm dy ditë më pas, më 4 maj urbani i linjës “Selitë-Kristal-Qendër” u përplas me një kamion, duke shkaktuar panik të madh jo vetëm te pasagjerët por dhe te qytetarët përreth. Ngjarja ndodhi tek “Stacioni i Trenit”, po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Këto aksidente numërohen në një hark të shkurtër kohor duke shkaktuar një pasiguri të madhe sidomos tek qytetarët që urbanet i kanë si të vetmen mënyre transporti.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat