10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti me 2 viktima në Vlorë, dyshohet si shkak defekt në frena...

Aksidenti me 2 viktima në Vlorë, dyshohet si shkak defekt në frena ose mbingarkesa

Nga burimet e policisë së Vlorës bëhet me dije se shkak për aksidentin të ndodhur në By-passin Orikum-Kaninë në datën 16 maj ku humbën jetën Armand Beu dhe Klajdi Kaja mund të ketë qenë defekt teknik në mjetin që të rinjtë drejtorin.

Dyshohet se defekt teknik në frena u ka shkaktuar vdekjen të rinjve, por gjithçka pritet të konfirmohet nga ekspertiza.

Po ashtu, nga policia e Vlorës konfirmojnë gjithashtu se një pistë tjetër e hetimit është ajo e mbingarkesës së mjetit.

Mjeti sipas tyre ka qenë i mbingarkuar me dhé, gurë e zhavorr dhe në momentin që ka tentuar të kthehet dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Në lidhje me aksidentin janë pyetur dhe përgjegjës të firmës të cilët e kanë mohuar faktin se mjeti ka pasur defekt.

Nga ana tjetër familjarët e viktimave në dëshminë e tyre kanë akuzuar firmën për fshehjen e provave në vendin e ngjarjes që sipas tyre tregojnë se mjeti ka pasur defekt.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare për ekspertizën e cila është në zhvillim e sipër.

LEXO EDHERritet besimi, shëndeti i shqiptarëve në duart e SIGAL/ Raporti i AMF: Kompania që paguan më shumë dëme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat