15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatar/ Hyn në fuqi Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Shëndetit

Katar/ Hyn në fuqi Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Shëndetit

Më 6 maj 2022, ka hyrë në fuqi Ligji i Sigurimit të Detyreshëm të Shëndetit në Katar, në zbatim të një dekreti nga Emiri i vendit, vitin e kaluar.

Punëtorët e huaj nuk do të jenë në gjendje të rinovojnë lejen e tyre të qëndrimit apo të angazhohen në çdo punë pa bërë më parë sigurimin e shëndetit.

Ligji i ri do të kërkojë ndryshime të procedurave për vizitorët hyrës, rinovimin e lejes së qëndrimit, dhe emërimin e punëtorëve të huaj, duke qënë se sigurimi i shëndetit është bërë i detyrueshëm për të garantuar kujdesin shëndetësor bazik për të gjithë këta punëtorë të huaj në vend.

Pagesa e primeve të sigurimit të shëndetit për anëtarët e familjes së këtyre punëtorëve të huaj do të bëhet nga data e hyrjes në vend, sipas limiteve të vendosura nga autoritetet përkatëse.

Ligji kërkon që punëdhënësi të paguajë primet e sigurimit shëndetësor për të siguruar mbulim sigurimi për shërbimet bazë të kujdesit shëndetësor për punonjësit e tij.

Pagesa e primeve të sigurimit shëndetësor për familjarët e punëtorëve të tij do të bëhet nga data e hyrjes së tyre në vend, sipas limiteve të përcaktuara nga organet kompetente.

Paketat e sigurimeve shëndetësore përfshijnë mbulimin e shërbimeve bazë dhe rastet e urgjencës në kategorinë e atyre nën 60 vjeç dhe mbulimin e sëmundjeve kronike, por përqindja e mbulimit varet nga paketa e sigurimit të përzgjedhur, me identifikimin e objekteve shëndetësore që pranojnë sigurime.

Marsin e kaluar, Standard & Poor’s, agjencia e vlerësimit të kredisë, priste që ligji i detyrueshëm i sigurimeve shëndetësore do të rriste kthimet e kompanive të sigurimit në Katar me një nivel midis 1 miliardë QAR (270 milionë dollarë) në 1.5 miliardë QAR.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat