13.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedonia e Veriut thyen rekordin 16-vjeçar/ Mbi 260 mijë qytetarë siguruan jetën...

Maqedonia e Veriut thyen rekordin 16-vjeçar/ Mbi 260 mijë qytetarë siguruan jetën e tyre, investuan mbi 2 mln denarë

Për herë të parë në ekzistencën 16-vjeçare të sigurimit të jetës, investimet e qytetarëve në vitin 2021 kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Vlen të përmendet se vitin e kaluar numri i personave me sigurim  jete u rrit me 95% krahasuar me vitin 2020. Në një masë të konsiderueshme, kjo rritje vjen si pasojë e lidhjes së kredive bankare të sapoemetuara me sigurimin e jetës

Investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës vitin e kaluar kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro).

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky është niveli rekord ose më i lartë vjetor i investimeve të sigurimit të jetës që nga krijimi i tregut të sigurimeve të jetës në vitin 2005.

Në fund të vitit 2021, mbi 260.000 qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës. Numri i të siguruarve të rinj vitin e kaluar është rritur me 127,000 persona, pra 95% krahasuar me numrin e personave që kanë pasur sigurime jete në vitin 2020.

Investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar janë rritur me 261 milionë denarë (4,2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.

Mbi 1,6 miliardë denarë (26 milionë euro) janë investuar në sigurimin klasik të jetës që përfshin: sigurimin e Jetës dhe sigurimin e Jetës me kursim.

Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës në vitin 2021 kanë paguar gjithsej 595 milionë denarë/9,7 milionë euro për të siguruarit e tyre për mbijetesë, zgjidhje të kontratave ose në bazë të rrezikut nga vdekja.

LEXO EDHE: “Jetojmë më mirë së bashku”/ Raporti i UNIQA Group për 2021: 22,400 punonjës, 16 milionë klientë, 18 shtete

Dëmet 2021/ UNIQA Macedonia mes kompanive që paguan më shumë

  1. “Triglav” – 570 milionë denarë (9.2 milionë euro)
  2. “Halk Osiguruvanje” – 512 milionë denarë. (8,3 milionë euro)
  3. “Sava” – 463 milionë denarë (7.5. milionë euro)
  4. – “UNIQA Macedonia” – 408 milionë denarë (6,6 milionë euro)
  5. “Euroins” – 396 milionë denarë (6,4 milionë euro)
  6. ADOR “Maqedonia” dhe “Eurolink” – 362 milionë denarë (6 milionë euro)
  7. “Viener” – 341 milionë denarë (5,5 milionë euro)
  8. “Origuritelna Polica” – 261 milionë denarë (4,2 milionë euro)
  9. “Grave Jo-Jetë” – 142 milionë denarë (2,3 milionë euro), raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO)

Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, prej më shumë se 18 vitesh tashmë, ka shënuar suksese të jashtëzakonshme duke u rënditur mes kompanive lider në Ballkan sa i përket tregut të sigurimeve.

UNIQA Insurance Group operon në Maqedoninë e Veriut përmes kompanive UNIQA a.d Jo-Jetë dhe UNIQA LIFE a.d (Sigurimet e Jetës).

UNIQA Macedonia u themelua në Maqedoninë e Veriut në vitin 2004 përmes kompanisë mëmë shqiptare SIGAL. Ajo operon në tregun maqedonas që prej vitit 2005.

Në qershor të vitit 2009 u bë riemërimi nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në UNIQA ad-Shkup.

UNIQA ad-Shkup ofron të gjitha format e sigurimit jo-jetë.

UNIQA Life ad-Shkup ka filluar aktivitetet në vitin 2011.

Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për të gjitha fushat e sigurimit të jetës.

Produktet dhe shërbimet shiten nga stafi i saj i shitjes, agjentët, ndërmjetësit dhe partnerët e bashkëpunimit në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe: “UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat